Art dhe Kulturë

Fansja më e madhe e regjisorit të filmit shqiptar 'Portreti i pambaruar' është bashkëshortja e tij, Majlinda Bregu

Fansja më e madhe e regjisorit të filmit shqiptar 'Portreti i

‘Portreti i pambaruar’ del në Kinema vitin që vjen, por të shtunën pasdite Namik Ajazi, regjisori i filmit bëri një screening me aktorët, bashkëpunëtorët dhe miq të tij. Filmi i bazuar në një histori të vërtetë, sjell Tiranën e viteve ‘80 përmes dashurisë të një djali shqiptar student në Arte dhe vajzën italiane të ambasadorit.

Majlinda Bregu ka uruar bashkëshortin e saj, duke treguar se është një nga simpatizantet e para të filmit dhe se ai i ka pëlqyer edhe pse që të dy si çift siç e zbulon Bregu nuk para i pëlqejnë shumë lavdet burrë e grua.

Bregu shkruan: Per kedo qe (s)kujton Tiranen e viteve ‘80, cmendurine e komunizmit apo kohen kur sic thote Kundera:”trishtimi nuk ishte i lehte, dashuria s’ te bente per te qeshur,urrejtja s’kish droje”, mos humbisni( kur te dale ne kinema) “Portreti i pambaruar”?. Kaq, se keto lavdet gruaja- burrit, burri-gruas sikur s’i kemi per qejf./ Tiranapost.al. 

 

Në foton e parë: Kejda e bija që përqafon, babain, regjisorin Namik Ajazi.

Në foton e dytë: Majlinda Bregu, bashkëshorti, regjisori Namik Ajazi dhe vajza Kejda.

https://www.instagram.com/p/B4aL_5hAnkd/?utm_source=ig_web_copy_link