Aktualitet

Fëmijët që iu këndojnë gjyshërve! Monika Lubonja vijon traditën

Fëmijët që iu këndojnë gjyshërve! Monika Lubonja

Janë rikthyer sërish fëmijët në Tv Klan. Regjisorja Edlira Baholli dhe producentja Monika Lubonja tashmë e kanë kthyer në traditë prodhimin e videoklipit për urimin e festave për të gjithë shqiptarët. Këtë vit tema e videoklipit është familja dhe dashuria për të, e kryesisht për gjyshërit e dashur. Nipërit e mbesat e klipit tonë bëjnë ç?është e mundur që familja të bashkohet në ditët e festave. Monika Lubonja tregon se nuk i ndahet zemra nga projektet me femijë.

Ky videoklip vjen me pjesëmarrjen speciale të profesorit të njohur Robert Radoja dhe aktores Marilda Furrxhi në rolin e gjyshërve. Nën tingujt festivë të kompozitorit Adrian Hila dhe tekstit në bashkëpunim të tij dhe këngëtares Rovena Dilo.

https://www.dailymotion.com/video/x6zjpbp