Aktualitet

Festivali i RTSH/ Monologu i Alketës çështje shijesh, por nuk është e vërtetë që e ka prezantuar vetëm ajo. Zefina Hasani nxjerr gazetat dhe emrat e 7 grave nga Yllka Mujo deri tek e fundit

Festivali i RTSH/ Monologu i Alketës çështje shijesh, por nuk

Zefina Hasani/

S’do të kisha shkruar e komentuar as për prezantimin e as për monologun e Alketës, sepse preferencat e ndjesitë janë personale. Ama s’rri dot pa shkruar për deklaratën e rreme që Alketa bëri, ndaj një institucioni publik, ndaj një festivali historik. Kur e tha këtë deklaratë natën kur hapi festivalin e 58-të në RTSH, nuk reagova se thashë e ka lëshuar padashje. Por duke e thënë përsëri në Sanremo s’mu duk aspak lapsus, por frazë e menduar me qëllim dhe kështu gaboi rëndë, duke tjetërsuar historinë për t’u bërë interesante tek të huajt, që mahniten nga këto lloj historish, pa e pasur fare problem se kështu po e nxirrte Shqipërinë, drejtuesit, regjisorët dhe artistët në këtë vend, si patriarkalë e injorantë, kur në fakt edhe pse në një sistem të ndrydhur komunist kanë gjetur forma për të bërë art të bukur.

Por faktet janë të qarta se në vitin 1985, 1986, 1987, 1988, 1989 e 1991 Festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar të vetme në skenë, pa asnjë partner burrë në krah- Yllka Mujo, Ema Ndoja, Luiza Xhuvani, Silvana Braçe, Ina Gjika dhe e fundit Rudina Magjistari.

Në të gjitha herët regjisorja që ka bërë këtë zgjedhje skenike ka qenë Vera Grabocka. Kjo është historia që Alketa e mohoi me një frazë. Edhe nëse do të kishte përtuar t’i hynte leximit të historisë (ç’ka detyrimisht duhet ta bësh kur merr përsipër të flasësh publikisht) të paktën të kish pyetur mentoren e saj. Me një frazë, ja hodhi poshtë punën edhe Vera Grabockës së saj. / Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B8WqtndAS9v/?utm_source=ig_web_copy_link

http://www.tiranapost.al/ju-nuk-na-braktiset-kurre-monologu-i-alketa-vejsiut-per-shqiptaret-dhe-italine/