Aktualitet

Fevziu: A ke folur me mesazhe të koduara me Ramën? Tahiri: Jam aq burrë sa t'i them drejtpërdrejt

Esencë editori/ Në një bisedë telefonike për emisionin “Opinion”, Saimir Tahiri shprehu mendimet e tij të pas vendimit të dhënë nga gjykata, për 3 vite shërbim prove. Ai iu mbështet deklaratave që dha për gazetarët, pasi mori vendimin, jashtë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Fevziu: A ke folur me mesazhe të koduara me Ramën? Tahiri: Jam aq

E prisnit këtë vendim sot?

Nuk kam shumë për thënë përveç asaj që thashë kur dola. Nesër do të jem dhe unë më i qetë.

Shpërdorimi i detyrës duket si një akuzë ambigue. Jeni dënuar me 5 vjet, është e padrejtë e arsyetoni si politike?

Kjo është qesharake, as mos prit të jap mendim ndryshe. Nuk jam i qartë për mënyrën sesi arsyetoi gjykata. U hetova 2 vjet për trafikant dhe tani më thanë që s’je trafikant, por se disa kushërinjtë e tu të kanë përmendur emrin.

A ke folur me mesazhe të koduara me Ramën?

Nuk jap mesazhe të koduara, jam aq burrë sa t'ia bëj drejtpërdrejt nuk lodhem fare me mesazhe të koduara./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/flet-tahiri-me-pak-fjale-me-thane-je-i-pafajshem-por-skemi-kellqe-ta-themi-kjo-eshte-vetem-maja-e-betejes-time/

http://www.tiranapost.al/tahiri-i-lire-gjykata-konverton-denimin-me-3-vite-sherbim-prove/