Aktualitet

Fevziu: Thatë se reflektuat, por a ka premtim nga maxhoranca për zgjedhje të parakohshme?

Fevziu: Thatë se reflektuat, por a ka premtim nga maxhoranca për

Blendi Fevziu nga Opinion shtron pyetjen se pse palët u ulën pikërisht tani në tavolinë, duke insistuar në ftesën e kryeministrit Rama të vazhdueshme që palët politike të dialogojnë dhe të hartojnë reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it me opozitën. Të ftuarit nga dy palët, Vasili, Bylykbashi, Damian Gjiknuri dhe Hajdari flasin për moment reflektimi. Ndërsa pyetjes nëse ka premtim nga maxhoranca për zgjedhje të parakohshme, ata përgjigjen:

Petrit Vasili: Thashë pati reflektim nga maxhoranca. Të gjithë reflektuam tani. Ka të tjera përgjegjësi më të mëdha maxhoranca. Unë mund ta them atë, por nuk e thashë për zgjedhjet. Ishte një situatë që u reflektua e para dhe detyrimisht që përgjegjësja kryesore mbetet maxhoranca.

Fevziu: Keni thënë që zgjedhjet janë çështje vullneti jo rregullash. Si do e neutralizoni Ramën me rregulla kompromisi?

Bylykbashi: Rama qeveris me kriminelët, futi në zgjedhje kriminelë, ne nuk do lejojmë këtë.

Gjiknuri: Çështja e zgjedhjeve të parakohshme nuk është pjesë e atij dokumenti. Nëse në një situatë të caktuar maxhoranca gjykon se duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme do të vijë në momentin e duhur, por mos të hidhen re për atë që është arritur. Ka pasur një vullnet të mirë nga dy palët, është facilituar nga të huajt, por ishte reflektim i palëve për të dalë nga kjo. Çdoherë që ka pasur zgjedhje, ka pasur një lloj paqeje para pqegatitjes që palëve i nevojitet. Kemi bërë kompromiset tona. Kjo mazhorancë i ka votat për ta bërë dhe vetë reformën, me të gjitha të drejtat por duke dashur të reflektojmë e të përfshijmë opozitën jashtë, edhe me një kërkesën time dhe miratimin e drejtimit të PS vendosëm ti lëmë pozicion Opozitës, ata nuk e morën në fillim. Ne ishim ne një bast, mund ta bënim vetëm por përfshimë dhe opozitën.

Fevziu: A keni garanci për stabilitetin?

Gjiknuri: Nuk ka lidhje me atë, ligji përcakton rregulla të qarta, që lufton fenomenet e njohura,ato shkeljet të cilat parashikon reforma.

Andi Bejtja: Nuk e di por fakti që parlamenti është delegjitimuar me këtë marrëveshje....

Ridna Hajdari: Kjo nuk ka logjikë, është e kundërta e asaj që thoni ju.

Gjiknuri: Ne thamë që duhej gjetur një mënyrë për të komunikuar me opozitën jashtë.

Bejtja: Parlamenti kthehet në terrin e kësaj marrëveshje dhe delegjitimohet.

Hajdari: Jo, ajo reformë do miratohet në parlament.

Fevziu-Gjiknurit: Hajdarit i thoni që përfaqëson deputetët e rinj, por nga ana tjetër i kërkoni të mos bëhen ndryshime.

Hajdari: Bylykbashi ka qenë në atë komision, pati votat dhe nuk pranoi. Por nuk patën mundësinë se nuk u la hapësirë dhe kohë nga maxhoranca. Sot shqiptarëve duhet tu thuhet se ju i morët demokratët i zvarritët nëpër shesh, sakrifikuan punët e tyre dhe i hoqët nga puna në bashki dhe sot u ulet në një tryezë për një reformë që mund të bëhej një vit më parë. Po të kishte pasur vullnet nuk do kishte pasur pse të vonohej. Shqiptarët patën kosto për një vit. Unë jam dakord që reforma të bëhet. Është e vërtetë që politika është e lidhur me krimin e drogën, sot ka shitblerje vote dhe ka 30 vite që ekziston por sot opozita nuk ka një platformë si do e zgjidhë këtë problem. Jam dakord për reformën dhe është lajm i mirë, por po them që sot edhe pse jemi ulur, nuk kemi një fjalë nga opozita e bashkuar apo e pabashkuar, ku janë pikat e tyre? Kemi një vit që flasim, sot opzota thotë krimi droga por si do e zgjidhim këtë problem? /Tiranapost.al.