Nën lupën e Stela Sallakut

Fjodora, chic në ekran e chic jashtë tij

Fjodora, chic në ekran e chic jashtë tij

Fjodora Fjora nuk është as blogere dhe as modele ama po t’i shohësh profilin në rrjetet sociale duket si një influencuese mode. Bën foto nëpër stola parqesh me funde tyli, atlete dhe çanta statement. Edhe kur hedh foto nga emisioni i saj “Chic”, gjithnjë duket e kuruar deri në detaje. Grimierja e preferuar ngelet Eva Dibra, ku në sallonin e saj kalon shumë kohë. I pëlqejnë pafund krijimet e reja, interesante dhe novatore, dhe këtë e di me siguri sepse e kam pyetur. Madje ajo ka qenë ndër të parat kliente të miat që më ka besuar veshjet “pret-a-porter”. Për sot kam zgjedhur 5 veshje të sajat që janë vërtet shumë interesante, madje mund t’i kopjoni menjëherë, si dhe pesë sugjerime.

[caption id="attachment_355185" align="aligncenter" width="570"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Fjodora është e gjatë, ka trup të rregullt dhe me supe të bukura. Ndaj xhaketat e lëkurës i rrinë më mirë se thuajse çdo dizajn tjetër. Me pantallona me penca, kaush, loafers dhe t-shirt, duket tamam si blogere mode.

[caption id="attachment_355186" align="aligncenter" width="598"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Track pants, ose pantallonat frymëzuar nga uniforma e policëve të amerikës i ka harmonizuar me një xhaketë lëkurë casual. Të dyja në të njëjtën nuancë të blusë, për t’i lënë vëmendjen portokallisë dhe vishnjes.

[caption id="attachment_355187" align="aligncenter" width="444"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Nëse të gjithë vishen me të kuqe për Krishtlindje, ajo zgjedh magenta dhe blu nate. Nuk do të jetë aspak si turma, por krijon kombinimet e saj të preferuara tërësisht ndryshe nga të tjerat.

[caption id="attachment_355188" align="aligncenter" width="503"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Nuk duhet të na mungojë një fustan i vogël i zi (little black dress), si i Fjodorës. Me detaje puplash, i kombinuar me stilettò.

[caption id="attachment_355189" align="aligncenter" width="598"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kush do e kishte kombinuar me kaq guxim fustanin e zi me fru-fru, me kambale? E thyen këndshëm pjesën klasike të fustanit, me sportivitetin e kambaleve.

Pesë sugjerime

[caption id="attachment_355190" align="aligncenter" width="508"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Fustanet me jakë kaq të rrumbullakët, ndonjëherë kur është e punuar në disa copa të caktuara, nuk duket aq e bukur. Ka tendencën ta rrisë në moshë zonjën apo zonjushën që e vesh. Balluket më pëlqejnë shumë.

[caption id="attachment_355191" align="aligncenter" width="494"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Rripi i lëkurës kur mbahet kaq poshtë, nuk duket shumë mirë sepse zgjat bustin dhe shkurton këmbët. Plus që është nga ato trende të viteve ‘90 që është më mirë të mos rikthehen.

[caption id="attachment_355192" align="aligncenter" width="592"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen shumë kombinimi mes të zezës, portokallisë dhe këpucëve me detaje. I vetmi sugjerim që kam është për çantën. Do sugjeroja të ishte bardhezi.

[caption id="attachment_355193" align="aligncenter" width="474"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Dua të merrem pak me aksesorët këtu, specifikisht me unazat dhe orën. Është më mirë kur unazat që duam t’i mbajmë tek gishti i mesit t’i shoqërojmë dhe me një tjetër tek gishti tregues ose ai i vogli. Moda e aksesorëve evoluon shumë shpejt, ndaj ky lloj stili (nëse mund ta quaj kështu), i përket viteve të kaluara (1998-1999).

[caption id="attachment_355194" align="aligncenter" width="557"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ka shumë dekolte për tipin e Fjodorës. Ose duhej balancuar me një xhaketë tjetër me klasike.