Aktualitet

Fjodora Fjora tregon dy arsyet pse nuk është martuar

Fjodora Fjora tregon dy arsyet pse nuk është martuar

Në një intervistë për “Glamour Zone” Fjodora Fjora foli si rrallëherë për statusin e saj dhe iu përgjigj pyetjes “Pse nuk është martuar”?

Një pjesë e intervistës më poshtë:

Gazetarja: “Je në një lidhje?”

Fjodora Fjora: “It`s complicated”

Gazetarja: Nga anon më shumë nga Po-ja apo nga Jo-ja

Fjodora Fjora: Nga Po-ja

Fjodora Fjora: Jam e lumtur, por jeta ime private nuk kushtëzohet vetëm nga një lidhje që ka të bëjë me një mashkull. Jam e lumtur sepse jam prind. Jam një njeri i kënaqur në gjërat që bëj dhe ndihem mirë. Stadi në të cilin ndodhet jeta ime më pëlqen.

Gazetarja: E ke menduar ndonjëherë pjesën përse nuk je martuar?

Fjodora Fjora: Po e kam menduar. Kam shumë mikesha të miat që janë martuar, janë divorcuar, janë rimartuar. Ka nga ato që janë martuar po të ngjashmë të llojit tonë. Megjithatë në rastin tim kanë qenë dy arsye të mëdhaja. E para kur më ka ardhur martesa në derë dhe më ka ardhur minimumi tre herë, madje turp më vjen të them por dy prej këtyre edhe e kam kthyer unazën mbrapsht. Për njëmijë arsye nuk ka ndodhur, zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndihesha e vogël, nuk ndihesha gati.

Mendoj që i kam shkuar shumë afër por nuk kam qenë e bindur. Dhe nuk mërzitem fare për këtë. Kam kuptuar që ndoshta institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj shumë mirë jetën time dhe të lumtur dhe ajo që diskutoj shpeshherë me mikeshat e mia është që sigurisht njeriu ka nevojë, s`e di a të martohet, por ka nevojë të ketë një njeri me të cilin të ndihet mirë. Por nëse nuk të bën të ndihesh mirë, unë jam totalisht kundër kompromiseve. Këtu çaloj unë. Problemi im i madh është që heq dorë shumë shpejt. Kur kuptoj që duhet të përballem me posesivitet, heq dorë kollaj. Duhet të kesh shumë fat që të kesh përballë njeri ma vese, pra duhet të përshtatesh dhe unë këtë punën e përshtatjes nuk e bëj dot. E shoh si defekt tek vetja ime, por nuk e shoh si një meritë.

 

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije