Showbiz

Forbes i dedikon shkrim Kylie Jenner-it, perandorisë Kardashian dhe zbulon padinë ndaj tyre

Forbes i dedikon shkrim Kylie Jenner-it, perandorisë Kardashian dhe zbulon

Forbes i dedikoi një artikull Kylie Jenner dhe gjithë familjes Kardashian nisur nga regjistrimi i fundit, specifikisht në 9 janar, i tre markave të reja të Kylie-t. “Kylie Con”, “Kylie Kon” dhe “Kylie Museum”, vijnë pas regjistrimi të “rise and shine”.

Kylie ende nuk ka zbuluar se për çfarë do t`i përdorë, por nëse dikush kishte ndërmend t`i zinte dhe t`i përdorte për qëllime përfitimi, ia hoqi këtë mundësi.

[caption id="attachment_461084" align="aligncenter" width="784"] Kardashian-Jenner[/caption]

Sipas Forbes, Kylie dëshiron të tregtojë veshje, çanta dhe të ofrojë konsultime bukurie. Ashtu siç janë edhe rregullat, aprovimi i tre markave të reja do marrë pak kohë për të parë nëse dikush tjetër ka kundërshtime.

Jenner shiti në nëntor të 2019-ës pjesën më të madhe të aksioneve të markës Kylie Cosmetics, marrëveshje që i solli 600 milionë dollarë, duke e lënë gjithsesi imazhin e markës.

Forbes shton faktet interesante duke numëruar 700 markat e regjistruara nga gjithë klani Kardashian-Jenner. 128 prej të cilave janë vetëm të Kylie-t. Jo të gjitha i përdorin, por i kanë regjistruar për të shmangur abuzimet dhe përfitimet e palëve të tjera me emrin e tyre.

Sipas Forbes pasuria aktuale e Kylie Jenner është 1 miliard dollarë. Fakt surprizues është padia e ngritur nga Kylie dhe Kendall Jenner nga një kompani nga Kalifornia që i akuzon se të brendshmet e shitura prej tyre në internet ngjasojnë me modelet e kësaj kompanie. Motrat Jenner nuk e kanë komentuar këtë padi.

*Ky post u përshtat nga Forbes dhe është realizuar nga Fabjola Hije.