Showbiz

Foto/ Bebe Rexha vjen me duar plot: Valixhe me karamele dhe para për të prekurit nga tërmeti

Foto/ Bebe Rexha vjen me duar plot: Valixhe me karamele dhe para për

Bebe Rexha ashtu siç lajmëroi më herët, do vijë vetë në Shqipëri për të ofruar ndihmën e saj, me paratë që ka mbledhur, por edhe me dhurata për të vegjlit. Në videot e postuara në Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare njofton se sot niset për Shqipëri.

Bebe Rexha u bën thirrje të gjithëve të vijnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti dhe se me paratë e mbledhura do të shikojë se sa mund të bëjë me to, një shtëpi ose dy, duke thënë se do sigurohet që paratë të shkojnë në duar të sigurta. Por Bebe vjen edhe me valixhe plot me çokollata dhe karamele, për të qetësuar sadopak fëmjët në këto ditë të vështira për ta./ Tiranapost