Aktualitet

Foto/ Detaji me sistemin e alarmit ngre dyshime: Grabitësit mund të kenë njohje me familjen Laze në Tiranë

Foto/ Detaji me sistemin e alarmit ngre dyshime: Grabitësit mund të

Grabitësit në vilën e familjes Laze dyshohet se mund të kenë njohje me Petrit dhe Afërdita Laze, pronarë të disa pikave 'Furrë Buke', të cilët në përleshje me grabitësit që vodhën një sasi parash brenda shtëpisë, u plagosën me armë zjarri dhe të dy ndodhen në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, Petrit Laze me plagë në bark dhe Aferdita Laze e plagosur në këmbë.

Vila e familjes Laze kishte sistem alarmi që aktivizohej në orën 22:30, ndërsa grabitësit me maska kanë hyrë në vilë në orën 21:45 të mbrëmjes së djeshme. Ka qenë vajza e familjes që ka dëgjuar zhurmën në katin e parë dhe ka thërritur babanë Petrit, dhe më pas ka ndodhur përleshja mes grabitësve dhe çiftit.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe ka mbledhur prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Deri më tani janë shoqëruar disa  persona që mund të japin informacione shtesë për grabitjen./ Tiranapost.al. 

 

http://www.tiranapost.al/foto-ky-eshte-cifti-i-bashkeshorteve-qe-u-perlesh-me-grabitesit-me-maska-ne-tirane/