Aktualitet

Foto/ Donte të kryenim marrëdhënie. Dëshmia e 30-vjeçares për ish-in dhe si ndodhi krimi në Kavajë

Foto/ Donte të kryenim marrëdhënie. Dëshmia e

Një lidhje e ndërprerë ishte shkaku i konfliktit që çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e një efektivi policie.

Marsida Qatja ishte gruaja për të cilën ndodhi konflikti me armë në lagjen nr. 2 në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Sipas njoftimit të policisë, Qatja është e martuar dhe me tre fëmijë, ndërsa kishte shkëputur marrëdhënien e saj me viktimën dhe i kishte kërkuar ndihmë efektivit të policisë në burgun e Durrësit.

[caption id="attachment_431442" align="alignnone" width="720"] Polici Bledar Toçi[/caption]

Sipas “News 24” mes gruas dhe policit kishte një romancë, ndërsa “Report TV” raporton se ishin kushërinj.

[caption id="attachment_431431" align="alignnone" width="540"] Viktima Dritan Haxholli[/caption]

Qatja raportoi në polici se ka patur një lidhje me viktimën, të cilën më pas e kishte shkëputur. Ndërkohë që ndihej e shqetësuar prej Dritan Haxhollit, gjë të cilën ia kishte bërë me dije edhe Bledar Toçit, i cili ndodhej në banesën e saj bashkë me dy miqtë e të resë.

[caption id="attachment_431441" align="alignnone" width="960"] Marsida Qatja[/caption]

“Shtetasja Marsida  Qatja  ka deklaruar se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht  ndërprerjes se marrëdhënies, muajin e fundit shtetai Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie me të. Ajo e kishte refuzuar disa herë, por ai e kisht shqetësuar vazhdimisht”, raportojnë mediat informative për dëshminë e saj në polici. Marsida ka komunikuar me të dhe e ka ftuar të vinte brenda për t’u sqaruar.

Haxholli mësohet se hyri nga dritarja e ballkonit, ku sapo hyri qëlloi me kallashnikov drejt Beldar Toçit, i cili u kundërpërgjigj duke e qëlluar me armën e shërbimit për vdekje.

Në banesë në momentin që ndodhi krimi, rreth orës 00:44, ndodheshin edhe tre fëmijët e Marsida Qatjës. Ndërkohë raportohet se, bashkëshorti i kësaj të fundit ndodhet i burgosur në Gjermani, ndërsa viktima ka qenë i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.

Policia njofton se ka arrestuar policin Toçi të akuzuar për “Vrasja me dashje”, si dhe vëllanë e tij 27-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 7 doza kokaine./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/nuk-pranonte-ndarjen-ngjarja-qe-tronditi-sot-kavajen-vdes-nje-person-dhe-plagoset-polici/