YouPost

Foto ekskluzive të shpalljes Mbret të Ahmet Zogut në Gazetën Excelsior (1928)

Foto ekskluzive të shpalljes Mbret të Ahmet Zogut në Gazetën

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Shtator 2019

“Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit dhe të premten e 7 shtatorit 1928, në faqet n°6, fotografitë e ceremonisë së shpalljes mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Shpallja e Ahmet Zogu, mbret i Shqipërisë, si Zog I – Excelsior 6 shtator

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pasi priti delegacionin e Asamblesë Kushtetuese, i cili i komunikoi lartësimin e tij në fronin e Shqipërisë, Ahmet Zogu, i shoqëruar nga oficerë dhe një skuadron kalorësish, shkoi në Asamblenë Kushtetuese, ku u betua për detyrën e re duke lexuar formulën e shenjtë, të cilën më pas e nënshkroi.

Anëtarët e trupit diplomatik me rroba civile dhe personalitetet shtetërore morën pjesë në takim.

Pati njëqind e një të shtëna me top me rastin e  ngjitjes së tij në fron.

Foto : Rezidenca e mbretit të ri të Shqipërisë në Shkodër – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

Festimet që shoqëruan, në Tiranë, kurorëzimin e mbretit të Shqipërisë, Zogu I – Excelsior, 7 shtator

Ne bëmë një përmbledhje të detajuar të ceremonive që u zhvilluan në Tiranë për kurorëzimin e Ahmet Zogut si mbret i Shqipërisë.

Foto : Mbreti në mes të ministrave të tij pas shpalljes. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

Sot morëm fotografitë që botojmë më lart, të cilat ilustrojnë këto ngjarje dhe tregojnë shkëlqimin dhe entuziazmin me të cilët u festua shpallja e sovranit të ri.

Zogu I, i cili ka bërë betimin për detyrën e re duke lexuar formulën e së cilës ai ka nënshkruar tekstin, do të jetë një sovran kushtetues.

Ai njoftoi kombet e ndryshme me rastin e ngjitjes së tij në fron.

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/fotografite-ekskluzive-te-shpalljes-mbret-te-ahmet-zogut-ne-gazeten-excelsior-1928/ Tiranapost.al.