Aktualitet

Foto/ Harta e lëkundjeve nga 26 Nëntori e sot! EMSC: Mësohuni me to, shihni sa është ulur ritmi

Foto/ Harta e lëkundjeve nga 26 Nëntori e sot! EMSC: Mësohuni me

Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut ka publikuar grafikën ku shihen të gjitha lëkundjet e tërmetit, pas tërmetit vdekjeprurës me 51 viktima dhe të lënduar të 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Harta e azhornuar për Shqipërinë, sipas Qendrës Sizmiologjik tregon ritmet më në ulje sot, sesa ajo e dy ditëve më para dhe pas tërmetit.

EMCS sqaron dhe thekson si në raste të tjera faktin, se ritmi në ulje i lëkundjeve nuk është kurrë, në asnjë rast i shpejtë, dhe na këshillon që të mësohemi me të. ‘Qëndroni të sigurt’, shkruan Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut.

Më poshtë keni hartën e publikuar me lëkundjet./ Tiranapost.al.