SPORT

Foto/ Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore, Luiza Gega kthehet në Shqipëri me medaljen e bronzit

Foto/ Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore, Luiza Gega kthehet në

Luiza Gega ka fituar medaljen e bronzit, në Lojërat Olimpike Ushtarake që mbahen në Wuhan të Kinës. Atletja e njohur e cila garoi si nëntetare për Forcat e Armatosura shënon suksesin e radhës duke u renditur në vendin e tretë, në garën me distancë 3000 metër me pengesa.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar në Instagram foto të Luiza Gegës me ekipin e saj dhe flamurin shqiptar në sfond.

Ministrja uron atleten dhe shkruan se të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA.

Postimi i plotë: 

Flamurtarja ?? e ekipit të FA shqiptare në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës, nëntetare @luizagega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit ? në 3000m me pengesa.??‍♀ Të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA.

 

https://www.instagram.com/p/B36ObnSAowa/?utm_source=ig_web_copy_link

http://www.tiranapost.al/lista-me-fituesit-perfundon-maratona-e-tiranes-dominojne-sportistet-kenian-luiza-gega-thyen-rekordin-kombetar/