Shqiptarët në botë

Foto/ Mish, kremviçe e gështenja! Dy shqiptarët habisin punonjësit e aeroportit amerikan kur hapën valixhet

Foto/ Mish, kremviçe e gështenja! Dy shqiptarët habisin

Ka pasur plot histori në aeroporte, ku pasagjerët marrin me vete gjëra të çuditshme. Por autoritetet e një aeroporti në Philadelphia të Amerikës, janë habitur kur kanë parë valixhet e dy shqiptarëve të nisur nga Shqipëria.

Një qen i trajnuar i aeroportit zbuloi 14 kilogramë produkte ushqimore në valixhet e dy shqiptarëve, dhe pasi punonjësit e kontrollit hapën valixhet zbuluan brenda: Mish të papjekur, gështenja, plënc, kremviçe dhe presh. Në mesin e gështenjave u gjetën edhe disa insekte të gjalla.

Mediat vendase amerikane kanë publikuar foto dhe sipas punonjësve të aeroportit, në prag festash gjenden gjëra të tilla dhe ushqime tradicionale të personave që nisen për udhëtime për të festuar me njerëzit e tyre nëpër botë.

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-0

Fatmirësisht autoritetet konfiskuan vetëm ato që kishin marrë me vete dhe dy shqiptarët i lanë të lirë të shkonin tek njerëzit e tyre. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur me datë 16 dhjetor./ Tiranapost.al.