Shqiptarët në botë

Foto/ Mjeku shqiptar në mediat italiane: I shpëton jetën një zonje sapo del nga altari me nusen

Foto/ Mjeku shqiptar në mediat italiane: I shpëton jetën një

Mediat italiane shkruajnë për historinë e mjekut shqiptar në Itali me emrin Sokol Berisha. Ai tashmë quhet hero nëpër rrjetet sociale pasi i shpëtoi jetën një gruaje 60 vjeçe, pikërisht në ditën e dasmës.

Sapo bëri betimin dhe doli me partneren e jetës nga Kisha e Shën Françesko d’Assini në zonën e Materas, mjeku shqiptar pa një grua përtokë. Ai shkoi menjëherë për ti dhënë ndihmën e shpejtë turistes dhe më pas u dërgua në spitalin e Materas.

Dhëndri hero njihet nga italianët dhe sidomos në botën e internetit, pasi është administrator dhe bashkëthemelues i grupit më të madh italian ku bëhen diskutime online në fushën e mjekësisë së Përgjithshme. Linkun origjinal e gjeni këtu.  Tiranapost.al E.B