Aktualitet

Foto/ Mrekullia e jetës! Nëna që po qëndron në çadrën e emergjencës sjell në jetë vajzën Ajsel

Foto/ Mrekullia e jetës! Nëna që po qëndron në

Familja Sula ka mbetur pa strehë, pasi shtëpia është shembur nga tërmeti. Ata aktualisht janë të strehuar në çadrën e emergjencës në Manës, por pak orë më parë një mrekulli ka ndodhur. Ardjana ka sjellë në jetë vajzën Ajsel. Ajo u dërgua në maternitetin Mbretëresha Geraldinë ku po trajtohet pas lindjes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e quan mrekullinë e jetës. Në një postim në Facebook ajo ka zbuluar historinë dhe foto të nënës me Ajselin e porsalindur.

Manastirliu: 

Mrekullia e jetës ??

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur Ajsel, vajza e tyre ? që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën ?./Tiranapost.al