Lajme nga Bota

Foto/ Ndodh sërish në Britani! 20 vjeçaren e rrahin brutalisht disa homofobë, rrëfimi i saj

Foto/ Ndodh sërish në Britani! 20 vjeçaren e rrahin brutalisht

Pas rastit të dy vajzave të cilat u rrahën në një metro në Britani nga një grup djemsh të cilët filluan ti ofendonin e tallnin, një tjetër rast ka ndodhur me një 20 vjeçare.

Ajo quhet Charlie Graham e cila u godit barbarisht nga dy persona homofobë.

Charlie Graham, 20, had been on her way to meet a friend in Sunderland when she was attacked from behind

Ajo ishte rrugës për të takuar një mikun e saj në Sunderland në orët e para të mëngjesit të së shtunës ku u sulmua.

Lesbian covered in blood after homophobic attack wants everyone to see shocking images Charlie Graham was pounced on by two vicious homophobic thugs as she walked along the street in Sunderland and she wants everyone to see these shocking pictures

Charlie ka treguar për mediat se dy djem e shtynë duke e hedhur në tokë dhe duke e goditur, dhe për shkak të gjendjes edhe psikologjike ajo e ka vështirë të dalë nga shtëpia. Nuk është hera e parë që ajo sulmohet dhe thotë se për shkak të seksualistetit të saj ka frikë se mund të ndodhë sërish.

Lesbian covered in blood after homophobic attack wants everyone to see shocking images Charlie Graham was pounced on by two vicious homophobic thugs as she walked along the street in Sunderland and she wants everyone to see these shocking pictures

“Kam frikë, më zë paniku dhe ankthi kur mendoj se ata mund të më ndjekin, të mësojnë adresën e shtëpisë time e të vijnë të më sulmojnë. Unë e kam pranuar realitetin tim. Por pse nuk e pranojnë ata". 

Autoritetet kanë njoftuar se po e hetojnë rastin si një krim urrejtje dhe sulm homofobik, për shkak se Charlie ndihet djalë. Identiteti i dy djemve që e sulmuan nuk dihet ende. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/dy-vajzat-qe-u-rrahen-se-ishin-partnere-ftohen-ne-emision-menduan-se-do-argetoheshin-me-ne/

http://www.tiranapost.al/foto-nje-grup-djemsh-torturojne-per-tre-ore-27-vjecaren-transgjinore/

http://www.tiranapost.al/foto-arrestohen-djemte-qe-rrahen-brutalisht-dy-vajzat/

http://www.tiranapost.al/fotot-qe-po-xhirojne-ne-rrjet-dy-partneret-rrihen-brutalisht-nga-disa-djem-pasi-refuzuan-te-putheshin-ne-sy-te-tyre/

http://www.tiranapost.al/foto-anglezet-me-agresive-se-kurre-me-pare-shihni-si-perfundoi-kjo-vajze-per-10-paund-borxh-dhe-homoseksualitetin-e-saj/