Aktualitet

Foto/ Pas Tiranës edhe Kukësi pushtohet nga mjegulla. Shoferët kujdes tek 'Rruga e Kombit'

Foto/ Pas Tiranës edhe Kukësi pushtohet nga mjegulla. Shoferët

Prej orëve të para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është ‘mbuluar’ nga mjegulla e dendur. Në qytetin verior nuk ka reshje dëborë, ndërsa sipas Meteoalb, temperaturat vijojnë të jenë në minus, duke çuar në ngrica.

Mjegulla është përhapur edhe në një pjesë të Rrugës së Kombit, duke shkaktuar situatë problematike me qarkullimin e makinave dhe shoferëve që nuk kanë pamje të qartë në këtë aks rrugor. Pak ditë më parë policia bëri thirrje, që shoferët të ecin me shpejtësi të ulur dhe të tregojnë kujdes.

Kujtojmë se edhe në Tiranë, pas reshjeve të shiut, kryeqyteti u pushtua nga mjegulla duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/foto-mjegulla-mbulon-tiranen-si-asnjehere/