Aktualitet

Foto/ Studentët dalin në protestë: Ligji i Arsimit është bërë lëmsh!

Foto/ Studentët dalin në protestë: Ligji i Arsimit

Disa studentë u janë rikthyer protestave ditën e sotme. Ata u mblodhën në Sheshin Nënë Tereza me Megafonë, ku bojkotuan mësimin dhe në mesazhet e tyre shpreheshin kundër paktit për Universitetin dhe se ligji i Arsimit sipas tyre është bërë lëmsh. Folën për tarifa të larta dhe mungesë kushtesh në Konvikte.

Lexoni shqetësimet e tyre si më poshtë: 

Një studente nga Juridiku tha:

Ne kemi mungesa të shumta, mungese korrektesie në universitete, tarife të papërballueshme. Me duhet të punoj për të paguar shkollën por kur do më dali koha të mësoj? Është bërë një lëmsh i paparë, padrejtësi për të gjithë. mikja ime nuk e vazhdoi dot shkollën e lartë se nuk kishte mundësi për të vazhduar, kostoja e lartë, tarifa e lartë. Me vjen turp kur shkoj në shtëpi unë me libra ajo me ushqime se duhet të mbajë shtëpinë. Kush e ka fajin? Ky ligj i arsimit që është bërë lëmsh. Kemi dhe të tjera, kam historinë time personale, ka kapur motrën time para disa vitesh maturante, pse? Sepse nuk mundi të konkurronte dot për atë degë që donte dhe e shoqërova pastaj për emigrante me lot në sy. Unë jam në shkollë dhe nuk kam mundësi të flas me motren ne telefon. Ku është drejtësia këtu.

Kërkojnë një fjalë të vogël me kuptim shumë të madh: drejtësi. Ne na shkelin me këmbë.

Një tjetër studente e cila qëndron në Konvikt tha:

Nuk ka ujë në konvikte, nuk ka ngrohtësi, nuk ka kushte. A duhet të dije shteti ku jetojmë, ku rrijmë, si jetojmë, çfarë hamë, çfarë pimë? Nuk e duam Shqipërinë si Europa, e duam si Kosova.

Një student tjetër tha:

Kur u bë pakti për Universitetin besuam fillimisht. Një nga pikat ishte biblioteka dixhitale, nuk di sa studente kanë aksesin. Në studiojmë për Juridik. Juristët kanë nevojë të marrin trajnime dhe të lexojnë materiale shtesë nga vende të ndryshme evropiane. Se kemi edhe reformën në drejtësi. Studentët e Bashkuar do fitojnë, të gjithë e duam sistemin arsimor si gjithë Europa, si gjithë bashkëmoshatarët tanë atje.

-Ju tregojn problemin tim me tarifën. Familja ime nuk ka lekë të paguajë për tarifën e shkollës, nuk ka lekë të paguajë për jetën e shtrenjtë në Tiranë.

Në këtë protestë marin pjesë disa pjesë studentë të Universitetit të Tiranës, nga fakulteti i Histori-Filologjisë, fakultetit të Drejtësisë dhe fakultetit të Shkencave Sociale. / Tiranapost.al