Aktualitet

Foto/ Tani e kemi të faktuar që Enrique Iglesias është bërë baba për herë të tretë

Foto/ Tani e kemi të faktuar që Enrique Iglesias është

Ashtu siç tha dhe pak ditë më parë vëllai i tij, Enrique Iglesias është bërë baba për herë të tretë, por vetëm sot ky lajm është i faktuar.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij ish-teniste, Anna Kournikova, sollën në jetë një vajzë më 30 janar, ndërsa e publikun lajmin vetëm sot në Instagram.

Të dy publikuan foto nga momentet e para kur vogëlushja e tyre kishte lindur, por ende nuk kanë zbuluar emrin e saj.

Çifti, që është bashkë për më shumë se një dekadë, janë edhe prindër të binjakëve Lucy and Nicholas.

Shtatzëninë e parë në 2017-n të Anna-s të dy e mbajtën shumë private, duke zbuluar vetëm që ishin bërë prindër./ Burimi InStyle/ Tiranapost.al