Aktualitet

Foto/ Vettingu sot me lot në sy: Edhe gjyqtarja e Krimeve të Rënda kalon me sukses, por emocionohet si Kalaja

Foto/ Vettingu sot me lot në sy: Edhe gjyqtarja e Krimeve të

Pas Gjyqtarit të Apelit në Tiranë, i cili u përlot në seancën e fundit të Vetingut ku u konfirmua në detyrë, pasi në fillim u konstatuan disa probleme, edhe gjyqtarja e Krimeve të Rënda është emocionuar pasi kaloi me sukses Vetitngun. Dy rastet e sotme janë të njëjta, pas Artur Kalajës së fundmi Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda është fotografuar teksa takon familjarë dhe duket e përlotur në sy.

Kjo pasi Komisioni konstatoi mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti në vitin 2012 si dhe ngriti pikëpyetje mbi mundësinë financiare të një huadhënësi, që gjithashtu kishte kontribuar me 2 milionë lekë në blerjen e apartamentit. Por gjyqtarja në fund e kaloi me sukses Vettingun.

Sot gjykatësja Shirka duhej të ishte në seancën e Arbër Çekaj, biznesmenit të babaneve të akuzuar për 613 kilogramëve kokainë të gjetur në kontenierë në portin e Durrës./ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/kaloi-vettingun-por-gjyqtari-i-apelit-perlotet-ne-seance-kam-dy-femije-ne-shkolle-publike/