Art dhe Kulturë

Fotoja e Facebook që emocionoi ish ministren Kumbaro

Fotoja e Facebook që emocionoi ish ministren Kumbaro

Edhe pse prej një viti nuk është me ministre e Kulturës, ajo nuk resht së ushtruari promovimin e çdo gjëje që lidhet me artin e kulturën.

Në fillim të vitit ishte e para dhe e vetmja që postoi lajmin për Ismail Kadare, që u nderua me titullin ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’ me dekret të posaçëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ndërkohë Kumbaro është vazhdimisht në mënyrë të pavullnetshme ministre e Kulturës me postimet që bën. Me stil e një gjuhë të lëvruar mirë e pasur Kumbaro poston çdo ditë. Sot iu shfaq një foto nga Facebook në 7 janar 2013 dhe në foto dallohet një tabelë e vendosur në rrugën që të çon në Rinas: Lexoni libra!

Kumbaro shkruan:

Do vdes fare si t’i kujton gjerat ky facebook-u! ?

Ja si ma sjell 10 janarin 2013! Me kete foto te shkrepur rruges per Rinas, te nje instalacioni qe gjithmone me ka pelqyer, ndonese tema e tij vazhdon te jete nje beteje e veshtire!

#LexoLibra?/ Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B7JRKsxg2Wr/?utm_source=ig_web_copy_link