Aktualitet

Fotoja e Mahmut Imallari të Astirit/ Shëndoshë e mirë dhe jo i vdekur siç e bëri ish-deputetja Pampuri e PD

Fotoja e Mahmut Imallari të Astirit/ Shëndoshë e mirë dhe jo

Protestuesi i Astirit që shihni në foto, është Mahmut Imallari emri i të cilit u përmend nga ish deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, e cila tha se kishte vdekur dhe se ngjarja po mbahej e fshehte nga policia dhe autoritetet spitalore.

Siç duket në foto, Mahmut Imallari ka marrë trajtimin në Spitalin e Traumës dhe tani është shëndoshë e mirë.

Pas lajmit të rëndë nëse do të ishte e vërtetë, reagoi menjëherë edhe Spitali i Traumës: Të lënduarit në gjendje të stabilizuar, po marrin trajtimin e duhur mjekësor

Spitali Universitar i Traumës bëri me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit. Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë.

Ndërkaq, kjo deklaratë e ish deputetes Pampuri është mjaft e rëndë, ku jo vetëm lëndoi familjarët e Imallarit, por në çdo vend normal të kushton karrierën. PD do të kërkojë ndjesë për këtë deklaratë, me siguri! / Tiranapost.al. 

Image result for Oriola Pampuri

http://www.tiranapost.al/lajm-i-rende-pd-pampuri-po-mbahet-i-fshehur-nje-i-vdekur-ne-proteste/