SPORT

FSHF arrin marrëveshjen, një tjetër ndeshje e Superligës do luhet tek ‘Air Albania’

FSHF arrin marrëveshjen, një tjetër ndeshje e Superligës do

Në tjetër ndeshje e Superligës pas derbit Partizani-Tirana do të luhet në stadiumin Kombëtar Air Albania. Mësohet se Klubi i Kukësit ka arritur marrëveshjen me FSHF-në që sfida e javës së 19-të që luhet me Partizanin, të zhvillohet me datë 26 Janar në stadiumin e ri.

Lajmi është konfirmuar nga ekipi i Kukësit, në një njoftim në faqen zyrtare në Instagram:

"Njoftim i Klubit!

FK Kukësi ka arritur të gjej një akord me Federatën Shqiptare të Futbollit @fshf.org që ndeshja kundër FK Partizanit të luhet në "Air Albania" Stadium!⚽️ Për informacione për çmimin e biletave dhe të tjera do të njoftohen në ditet në vijim!".

 

Në stadiumin e Kukësit po kryhen punime për Impiantin e ri që nga gushti./ Tiranapost.al.