Aktualitet

Ftesën e Damian Gjiknurit e refuzuan, tani zyrtari i lartë i OSBE ka një mesazh për opozitarët (jashtë parlamentit)

Ftesën e Damian Gjiknurit e refuzuan, tani zyrtari i lartë i OSBE ka

Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së në janar 2020, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Monetalla, u takua me delegacionin e Kuvendit tonë. Monatella tha se OSBE-ja ka nevojë për udhëheqje të fortë dhe se ka besimin se Shqipëria do të jetë në gjendje ta çojë përpara axhendën e OSBE-së, në frymën e përgjegjësisë dhe pronësisë së përbashkët, por nga ana tjetër u ndal rek reforma Zgjedhore.

Nesër do ketë një takim me zyrtarë të OSBE-së për rformën zgjedhore, mbledhja e dytë deri më tani, por opozita ka refuzuar ftesën e Gjiknurit për të marrë pjesë.  Por Montella theksoi se shpreson që të gjitha palët politike të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi edhe përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.

Montella përsëriti vlerësimin e tij dhe të presidentit të Asamblesë Parlamentare, George Tsereteli, për tryezën e reformës zgjedhore mundësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në fund të shtatorit.

Delegacioni përbëhej nga bashkëkryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe anëtari Ralf Gjoni. Gjithashtu ambasadorja e Shqipërisë në Danimarkë, Elida Petoshati dhe drejtori i Shërbimit të Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe të Kuvendit, Sidrit Minxhozi.

Takimi i sotëm pasoi një takim të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, Përfaqësuesit të Posaçëm për Evropën Juglindore, Mark Pritchard dhe Sekretarit të Përgjithshëm Montella me Delegacionin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Ditmir Bushati, i cili u zhvillua gjatë Takimit të Vjeshtës së Asamblesë, në Marrakesh, më 6 tetor. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/reforma-zgjedhore-pd-refuzon-ftesen-e-damian-gjiknurit-per-te-marre-pjese-neser-ne-mbledhje/