Aktualitet

Gara për kreun e BKH: Komisioni i kënaqur me performancën fizike dhe logjike, ja kush kalon në fazën tjetër

Gara për kreun e BKH: Komisioni i kënaqur me performancën fizike

Nga gjashtë që parashikohej të zgjidheshin, në fakt numri i kandidatëve për në krye të BKH është tetë, të cilët kalojnë në fazën tjetër. Kandidatët përfunduan testet e aftësive fizike, testin e arysetimit logjik dhe aftësive për të hartuar raporte dhe Komisioni shprehet i kënaqur nga cilësia dhe performance e kandidatëve e për këtë arsye vendosi që të dërgojë në fazën tjetër 8 kandidatët.

Lidhur me kandidimet në BKH, Ambasada amerikane shkruantë në një postim në rrjetet sociale se komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ndërsa më poshtë keni njoftimin zyrtar të Komisionit dhe emrat e kandidatëve të përzgjedhur që të marrin pjesë në fazat e mëtejshme.

NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

-Aida Veizaj

-Ardian Çipa

-Artur Beu

-Ervin Hodaj

-Gentjan Shehaj

-Lindita Nushi

-Idajet Faskaj

-Ylli Pjetërnikaj./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/lista-e-plote-me-kandidatet-per-bkh-neser-fillon-testimi-ne-kombinat-me-pompa-dhe-vrap/

http://www.tiranapost.al/spak-publikon-listen-e-kandidateve-deri-tani-per-ne-bkh-kreu-dhe-anetaret-do-ulen-ne-makinen-e-te-vertetes/

http://www.tiranapost.al/shba-i-dhuron-pese-makineri-te-se-vertetes-bkh-se/

http://www.tiranapost.al/shba-ka-perkushtim-te-palekundur-per-spak-e-bkh/