Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha: Cili budalla do merrej me gruan e një të dënuari për vrasje? Nga tani Marsida është në rrezik

Gazetari Artan Hoxha: Cili budalla do merrej me gruan e një të

Blendi Feviziu i ka kushtuar edhe një emision  tjetër ngjarjes në Kavajë, ku në shtëpinë e Marsida Qatjas, u vra Dritan Hoxholli, një person i etiketuar si problematik e që shëtit me kallashnikov në Kavajë, i qëlluar nga efektivi i sigurisnë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua nga Hoxhilli. Reagimet kanë qenë të shumta, fillimisht u tha për krim pasioni, por paqartësitë në dëshmitë e mbledhura dhe nga dinamika e ngjarjes, dyshimet janë edhe për prishje të pazareve mes personave që ishin atë natë në shtëpinë e Marsidës.

Gazetari Artan Hoxha thotë se kemi të bëjme me prishje pazari dhe konflikt mes personave. 

Ajo vajza (Marsida) mund të ketë hallet e veta, ka djalin e madh 14 vjeç. Kini parasysh çfar presioni është mes gjithë atij bumi të madh, ka një vajzë 9 vjeçe, dy fëmijë me burrin e parë. Ajo foto përveç gjithë të tjerave ( fotoja e Bledar Toçit me Dritan Hoxhillin) tregon se personat që ishin aty, pra i burgosuri dhe punonjësi i shtetit, i dënuari dhe gardiani, se në të njëtin burg kanë qenë, nuk kanë ardhur aty për një krim pasioni, të mos i biem në qafë për këtë gjë.  Bashkëshorti i Marsidës në Shqipëeri ka qenë dënuar për vrasje.

Tani cili budalla do merrej me gruan e një të dënuari për vrasje?  Ajo që ka ndodhur aty dhe shpresoj që hetimet ta nxjerrin, është që ky grup personash nuk janë aty për një zënkë femre apo të dashur, ata kanë njohje të përfshirë në një aferë kriminale, se për cfarë u është prishur pazari aty ta gjejnë... Ata kanë hyrë në konflikt që e shpjegojnë edhe rrethanat, ai me automatik qëllon dy herë, kurse ky tjetri shefi i sigurisë qëllon 16 herë, kjo gjë duhet hetuar nga prokuroria, nuk është problemi çështje morali por cështja reale dhe prandaj besoj se vajza ka dalë gjithë këto ditë ta shpjegojë por ajo nuk e thotë të vërtetën se tani rrezikon ajo, nga ky moment është e rrezikuar sepse ajo e di shumë mirë, policia e ka marrë sot në hëtim. Ajo e di pse ka ndodhur konflikti.  Kemi të bëjmë me njerëz që kanë njohje me njëri-tjetrin.

Nuk vrasin ata që rrinë në bibliotekë, thotë Lorenc Vangjeli. “ Në Ballkan kanë qejf të shohin në vrimën e çelësit për të ditur çfarë ndodh"./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/bledar-toci-lihet-ne-burg-per-vrasjen-ne-kavaje-marsida-por-po-te-mos-ishte-ai-do-vdisnim-te-gjithe/

http://www.tiranapost.al/jam-perdoruese-droge-cfare-tha-marsida-per-kokainen-qe-iu-gjet-ne-shtepi-ku-u-vra-dritani/

 

http://www.tiranapost.al/marsida-per-news-24-ngjarja-nisi-me-nje-sms-me-vjen-keq-per-nenen-e-dritanit-bledari-na-shpetoi-te-gjitheve/