Politikë

Gazetari pyet Taulant Ballën: A ka kërkuar Gjermania "peshq" në rrjetën e drejtësisë?

Gazetari pyet Taulant Ballën: A ka kërkuar Gjermania "peshq"

Taulant Balla u pyet nga gazetarët nëse Angela Merkel ka kërkuar si kusht për “Po”-në e hapjes së negociatave, dërgimin e “peshqve” para drejtësisë.

Pyetja e gazetarit pas takimit të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së me Sekretarin e Shtetit Parlamentar të Gjermanisë, Christian Lange, ishte:

“Kryeministri Rama pati një takim me kancelaren Merkel në Gjermani. A ka kërkuar Gjermania peshq në rrjetën e drejtësisë?”.

Kësaj pyetjeje Balla iu përgjigj:

“Në historinë e procesit të fillimit të bisedimeve, gjithmonë fillim i bisedimeve ka edhe çështje prioritetesh. 35 kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit janë një spektër i gjerë që kërkon reforma në të gjithë sektorët. Shqipëria ka kapitullin e 23-24 qe lidhen me shtetin e së drejtës. Ato janë të domosdoshme dhe ndaj pa qëllimin hapen të parat dhe mbyllen të fundit”.

Kapitujt 23-24 lidhen me reformën në Drejtësi- konkretisht: Kapitulli 23 - flet për Gjyqësorin dhe të drejtat themelore, ndërsa Kapitulli 24 - flet për drejtësinë, lirinë dhe sigurisë./ Tiranapost.al