Lajme nga Bota

Gazetarja e BBC humb betejën me kancerin. Dedikimi emocionues i vëllezërve të saj

Gazetarja e BBC humb betejën me kancerin. Dedikimi emocionues i

Ish-gazetarja dhe prezantuesja e lajmeve në BBC dhe Channel 4, Tazeen Ahmad, u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare. Figura e njohur e medias britanike vdiq të mërkurën, pasi humbi betejën me kancerin.

Lajmi i trishto u dha sot nga vëllezërit e saj, që thanë se ishte e rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe familja në momentet e fundit të jetës.

“Jemi shumë krenarë për të gjithë arritjet e saj, si nënë, gazetare dhe shkrimtare. Shumë prej tyre që kanë qenë në kontakt me të kanë kuptuar aftësinë e saj për ndikuar për mirë në jetën e njerëzve. Ajo ishte aq krenare për dy djemtë e saj që u mbetet vetëm të kujtojnë nënën e tyre të dashur, të zgjuar, të kujdesshme dhe të bukur. Ajo ishte në një dhomë të mahnitshme të mbushur me luledielli, jastëkë, qirinj dhe shumë dashuri kur vdiq, e rrethuar nga miqtë e saj të ngushtë dhe familja".

Gazetarja, e cila punonte edhe korrespondente e “NBC News”, la pas dy fëmijët e saj, ndërsa ishte e njohur edhe si avokate e të drejtave për gratë. “The Asian Media Awards” e vlerësoi atë si një nga gazetarët më të talentuar të brezit të saj, ndërsa shumë kolegë shprehen të trishtuar për lajmin e hidhur./ Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al