Aktualitet

Gjykata e la të lirë, por ja çfarë kërkon Prokuroria për Ervin Matën

Gjykata e la të lirë, por ja çfarë kërkon Prokuroria

Ervin Mata u dorëzua para një javë në polici duke thënë se nuk kishte qëlluar ai, në ngjarjen në bllok më 4 tetor ku pati një viktimë  Fabiol Gaxha dhe dy të lënduar, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndërsa Mevjol Bilo është shpallur në kërkim. Gjykata e Tiranës vendosi të lerë të lirë biznesmenin Ervin Mata, por prokuroria nuk pajtohet aspak me këtë vendim.

Mësohet se ditën e sotme, prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “Detyrim Paraqitje” në arrest me burg./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/nuk-kam-qelluar-une-gjykata-liron-ervin-maten/