Aktualitet

Gjykata jep vendimin për pedagogun e skandalit me studenten në Elbasan

Gjykata jep vendimin për pedagogun e skandalit me studenten në Elbasan

Për pedagogun e Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, Gjykata e atij rrethi caktoi 10 ditë burg. Vendimi u mor në mungesë të pedagogut, i cili prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në QSUT, pasi dyshohej për një para-infarkt.

Organi i akuzës në Elbasan kërkoi të vendosej masa e sigurisë “burg pa afat”, për pedagogun Himçi, i cili i kërkoi favore seksuale një studenteve në këmbim të notës në lëndën e tij.

Ai ndodhej në paraburgim, kur u shpreh se nuk ndihej mirë dhe u shoqërua për në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve të “Tiranapost.al”, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Menjëherë pas publikimit të skandalit nga emisioni “Stop” në 17 shtator, Himçi u shoqërua në polici, ndërsa organi i akuzës mësohet se ka kërkuar “arrest me burg”.

Në kamerën e fshehtë të regjistruar nga një studente shihej e dëgjohej se, Denis Himçi i premtonte studentes se do ta kalonte në lëndën e tij dhe do të ndërhynte te kolegët për provimet e mbartura. Madje ai i premtonte studentes dhurata të ndryshme nëse do t’i plotësonte dëshirat e tij.

Një ditë pas transmetimit të pamjeve filmike, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” bëri të ditur se masa e pezullimit nga detyra për pedagogun e gjuhës italiane dhe frënge do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/perfundon-ne-spital-pedagogu-qe-i-kerkonte-favore-seksuale-studentes/

http://www.tiranapost.al/studentja-me-tha-nuk-e-vazhdoj-me-saimir-kodra-tregon-prapaskenat-e-kameres-se-fshehte-te-pedagogut-ne-elbasan/

http://www.tiranapost.al/foto-video-pedagogu-i-kerkon-studentes-raport-intim-ne-kembim-te-marrjes-se-provimeve/