Aktualitet

Gjykata vendos: Rihapet dosja 'Hajdari'

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes Hajdari.

Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Sot përpara trupës gjykuese, ish-truproja i Sali Berishës ka bërë një akuzë të fortë në drejtim të këtij të fundit, duke thënë se ish-kryeministri ka paguar 1 milion euro për ta vrarë atë në Turqi. Izet Haxhia flet për një atentat të dështuar ndaj tij.

"Berisha pagoi 1 milion euro që të më hiqte qafe në Turqi, por nuk ia doli. Dosja "Azem Hajdari" është treguesi i qartë i futjes së duarve të krimit në drejtësi nga klanet e malësorëve të Tropojës dhe Skraparit. Të denohem, por sëpari të dëgjohem. Dua të pyes Sali Berishën për kalvarin e vrasjeve të nisura më 4 janar 1998... A ka lidhje dhëndri juaj me këtë?", tha Haxhia në Gjykatë.

Azem Hajdari u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit pranë selisë së PD, ndërsa autor i kësaj ngjarje u identifikua Fatmir Haklaj.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.