Aktualitet

Gjyqtari magjibërës!

Gjyqtari magjibërës!

Ai e meriton këtë mbiemër për shkak se ka patur plot suksese kur vjen puna tek akuzat në kampin e djathtë. Nga çështja e lobimit rus tek dritëhijet e errëta në CEZ.

Gjyqtari Lazër Sallaku vendosi sot pushimin e çështjes me aferën e CEZ, ku sipas tij, privatizimi i OSSH nga çekët nuk përbën vepër penale dhe se nga hetimet nuk u gjetën elementë të veprës penale për ish zyrtarët e përfshirë. Në këtë çështje janë të përfshirë ish kryeministri Berisha, djali i tij Shkëlzeni dhe zyrtarë e ish zyrtarë të tjerë të djathtë.

Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007 (që u konsiderua korruptive), nisën në vitin 2016.

Shkëlzen Berisha akuzohej si sekser i njeriut që ka marrë 7 milion euro kesh nga afera e CEZ, Nuel Kalajt.

Ndërsa zyrtarët e tjerë u akuzuan për veprat penale si më poshtë:

Sali Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera…

2.    Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

3.    Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë

4.    Ridvan Bode, ish-Ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248  të Kodit Penal.

5.    Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248 të Kodit Penal.

6.    Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ As, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248të Kodit Penal.

7.    Florion Mima, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”;

8.    Enno Bozdo, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

9.    Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

10.  Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale  “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;

11.    Bujar Nepravishta, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

12.    Sokol Ramadani, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Por rezulton se Lazër Sallaku është i njëjti gjyqtar që vendosi mbylljen/ pushimin e çështjes së lobimit rus për PD me një shumë prej 650 mijë eurosh.

Sipas gjyqtarit Sallaku Basha dhe dy zyrtarët e PD-së nuk janë përgjegjës për akuzën e falsifikimit që u ngrit nga prokuroria duke pushuar hetimet e prokurorisë për t'i marrë të pandehur.

Disa kohë më pare ishte vetë gjyqtari Sallaku që vendosi rihapjen e dosjes “CEZ”, hetime që u mbyllën kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.

Sallaku është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, pas ekstradimit të këtij të fundit nga Turqia.

Gjyqtari ka qenë edhe kryesuesi i trupës në gjyqin për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe gjykimit te guvernatorit Ardian Fullani që ishte në atë kohë./ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/reforma-ne-drejtesi-jep-frytet-e-para-gjykata-e-tiranes-shpall-te-pafajshem-sali-dhe-shkelzen-berishen-ridvan-boden-e-te-tjere/

http://www.tiranapost.al/pushohet-ceshtja-e-lobimit-rus-te-pd-se-reagimi-nga-ps-seshte-ceshtje-vetem-e-drejtesise-shqiptare-dy-vite-hetime-mbyllen-turpshem-per-dy-ore/