Nën lupën e Stela Sallakut

Golfi i vetëm që kombinohet lehtësisht me çdo gjë

Golfi i vetëm që kombinohet lehtësisht me çdo gjë

Nuk besoj të ketë gardërobë pa një golf, i cili zakonisht është i zi, tamam si ata të pambukut të viteve ’70. Nëse ke një të tillë në dollap, mund ta veshësh me një këmishë ose triko me jakë “V”.

[caption id="attachment_314026" align="aligncenter" width="1500"] (Golfet në vitet `70. Foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_314010" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Por nuk është ai golfi me të cilin mund të kombinosh çdo veshje. Dua t’ju tregoj për një nga nuancat e cila bën pjesë në gardërobën tuaj kapsulë ndaj e kombinoni lehtësisht me çdo gjë.

[caption id="attachment_314016" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

E kemi parë të kombinuar në street style fillimisht me fund lëkure të zi, aksesorë thuajse të padukshëm ose në të njëjtën ngjyrë me fundin. Nëse është pak oversize, mbajeni me një rrip për të konturuar belin.

[caption id="attachment_314013" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Pernille Teisbaek, stilistja Daneze, ka sugjeruar që golfin bezhë mund ta kombinojmë me një fund në të njëjtën ngjyrë me të. I jep gjatësi siluetës, ndaj rekomandohet edhe për vajzat petite. Këtu e ka veshur në javën e modës në Paris, dhe u klasifikua si e veshura më mirë.

[caption id="attachment_314022" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Po me xhinse? Sigurisht që po, por zgjidheni në nuancë të zbardhur që të mos tërheqin vëmendjen nga golfi. Unë do i kisha shtuar një palë vathë statement dhe varse të shkurtra.

[caption id="attachment_314004" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Mund të qëndrojë dhe në plan të dytë, si në këtë rast  kur çizmet kanë vëmendjen kryesore. Janë një nga tendencat e sezonit, por duan kombinim të kujdesshëm. Ndaj golfi cappuccino ju ndihmon në balancimin edhe të veshjeve më të vështira.

[caption id="attachment_314018" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Me palltot “balloon”, oversize dhe dopio pet, duket casual por dhe chic. Pra vishet në mëngjes dhe në mbrëmje, duke ndryshuar vetëm aksesorët. Më pëlqen çanta zarf e zezë, sepse i shton detaje. Mund ta mbani dhe të kuqe nëse duhet të shkoni në një festë. U bindët për golfin “must” të sezonit? Nuk ju duhet të mendoheni shumë në mëngjes për t’u veshur, ju mjaftojnë vetëm 10 minuta!/Tiranapost.al