Aktualitet

Grabitja e vilës në Tiranë, zbardhet dëshmia e gruas: Dëgjuam zhurmë dhe vajzën që bërtiti

Grabitja e vilës në Tiranë, zbardhet dëshmia e gruas:

Afërdita Laze, gruaja e cila mbeti e plagosur mbrëmë nga grabitja në vilën e saj në Allias të Tiranës bashkë me bashkëshortin e saj, ka dëshmuar ngjarjen. Në dëshminë e saj Afërdita e cila ndodhet në Spitalin e Traumës ka treguar momentet e tmerrit para policiëve, kur persona të maskuar iu futën në shtëpi, dhe skenat e dhunshme në përleshjen me grabitësit ndodhen në sy të vajzës 17 vjeçare.

Nga shtrati i spitalit, ku fatmirësisht ka kaluar rrezikun për jetën, Afërdita rrëfen:

"Ishim në dhome. Dëgjuam një zhurmë dhe vajzën që bërtiti; “kush eshte aty?”. Doli Petriti (burri) të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi t’i nxjerrë jashtë nga shtëpia, ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua me qëlluan dhe ikën me vrap”.

Kryefamiljari Petrot Laze është në gjendje më të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë dhe në bark, ndërsa Afërdita në pjesën e këmbës. Dyshimet janë se grabitjen e parave në vilën e familjes, që ka në pronësi edhe disa pika furrë buke në kryeqytet, e  kanë kryer persona që njohin mjaft mirë vilën dhe mund të jenë edhe të njohur me familjen Laze.

Kjo për shkak se sistemi i alarmit aktivizohej në orën 22:30 ndërsa grabitësit kanë hyrë në shtëpi në orën 21:45. Për ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje për informacione shtesë, por deri më tani nuk janë identifikuar ende autorët që grabitjen e kryen me maska. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga grupi hetimor./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/foto-detaji-me-sistemin-e-alarmit-ngre-dyshime-grabitesit-mund-te-kene-njohje-me-familjen-laze-ne-tirane/

http://www.tiranapost.al/foto-ky-eshte-cifti-i-bashkeshorteve-qe-u-perlesh-me-grabitesit-me-maska-ne-tirane/