Lajme nga Bota

Graham Stepham: Milioneri amerikan që kursen shumë, por në dy gjëra nuk do hidhte kurrë para

Graham Stepham: Milioneri amerikan që kursen shumë, por në dy

Graham Stepham mund të përballojë të blejë pothuajse gjithçka që dëshiron. 29 vjeçari arrin të fitojë 22 mijë dollarë në një muaj dhe kërkon që këtë vit të kapë shifrën prej 1.6 milionë dollarësh. Por pavarësisht se është i pasur, ylli i YouTube dhe investitori i pasurive të paluajtshme është shumë i kujdesshëm kur vjen puna tek paratë.

Në një intervistë për CNBC ai thotë:

Gjithmonë kam shijuar jetën duke mos harxhuar para. Që i vogël e kam pasur këtë gjë. Unë përfundoj duke kursyer me rreth 99% të të ardhurave, që i kam të larta por shpenzimet e ulëta.

Stephan, vlera neto e të cilit kaloi 1 milion dollarë për herë të parë në moshën 26 vjeç, thotë se më së shumti refuzon të shpenzojë në dy gjëra që janë pjesë e përditshmërisë tonë:

Numri një është kafeja. Unë mendoj se të blesh kafe tek Starbucks dhe Cafe Bean dhe shumë nga ato vende është absolutisht qesharake, unë e shijoj kafen duke e bërë në shtëpi dhe me të harxhoj vetëm 20 cent .

Së dyti; Moda e fundit dhe veshjet me stil janë ato gjëra për të cilat nuk do të shpenzoj kurrë para. Unë thjesht nuk e shoh të logjikshme të shpenzosh 700 dollarë në këpucë Gucci kur mund të shkoni tek Aldo ose Call It Spring ose H&M dhe të blini këpucë shumë të ngjashme me një të qindtën e çmimit. / Tiranapost.al. 

CNBC Make It: graham stephan MM 6