Aktualitet

Hahn nga Brukseli: Vendimi zhgënjyes i KE për negociatat do ndryshojë së shpejti

Hahn nga Brukseli: Vendimi zhgënjyes i KE për negociatat do

Në një postim në Twitter pas takimit me presidentin Vuçiç, në Bruksel, i pranishëm edhe Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, eurokomisioneri për Politikat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn gjithashtu në largim, përcjell mesazhin se së shpejti vendimi i Këshillit Europian për fillimin e negociatave të anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë.

Eurokomisioneri Hahn e quan vendimin e Këshillit aktual me Jo-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si zhgënjyes. Krah Vuçiç, Hahn thotë se Ballkani Perëndimor do të anëtarësohet në BE.

Ja çfarë shkruan Hahn:

Një takim i mirë me presidentin e Serbisë bashkë me Juncker. Shprehëm angazhimin tonë për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, dhe bindjen se rezultati zhgënjyes aktual i Këshillit Europian do të ndryshojë së shpejti.

 

Nuk e dimë me saktësi nëse kjo deklaratëe Hahn lidhet me samitin në Zagreb që do mbahet në maj të vitit 2020, ku do rikthehet për diskutim çështja e negociatave me dy vendet, Tiranën dhe Shkupin zyrtar.  Për këtë këshilli publikoi edhe një dokument që e vërtetonte çështjen si pjesë e axhendës. / Tiranapost.al. E.B