Showbiz

Hailey ka qenë fanse e ish-çiftit Selena-Justin dhe këto janë postimet që do donte t`i zhdukte përgjithmonë

Hailey ka qenë fanse e ish-çiftit Selena-Justin dhe këto

Tani është gruaja e Justin, por historia e tij me Selenën është e shkuar dhe jo e harruar. Dikur Hailey ishte fanse e Jelena, pra çiftit Selena dhe Justin Bieber. Statuset e saj të dikurshme për ish-çiftin ekzistojnë akoma. Edhe pse Hailey i ka fshirë, dikush i ruan ende.

.

“Nuk më intereson ç’thonë për ta, Justin Bieber dhe Selena Gomez së bashku janë ëndrra adoleshente”.

.

“Ajo është e përsosur, kurse ai është Bieber. Ata kanë lidhjen perfekte... unë përgjithmonë vetëm.”

.

“Po prisja vërtet të shihja me çfarë ngjyrash do të ishte kombinuar Jelena këtë vit në festën e Vanity Fair”.

Dhe ka akoma. Ja, është kjo fotoja kur pozonte me një kopertinë reviste të çiftit të preferuar.

[caption id="" align="aligncenter" width="640"] Hailey me kopertinën e Selena-s dhe Justin[/caption]

*Ky post u përshtat nga Girlfriend dhe është realizuar nga Fabjola Hije.