Aktualitet

Haradinaj: Shqiptarët fituan

Menjëherë pas vendimit  'I lirë" për Ramush Haradinaj, ai ka dhënë deklaratë për mediat.

“Do marr pasaportën në Strasburg e do kthehem në Kosovë.  Shqiptarët kanë fituar me këtë përballje”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së i cili para se të shpallej i lirë  theksonte se ishte i pafajshëm dhe se nuk kishte lidhje me akuzat serbe se ka kryer krime lufte dhe se kishte mbetur peng i politikës.  Vendimi për Haradinaj është pritur me brohorima jashtë ambjentit të Gjykatës së Colmar.

Ai u ndalua më aeropotin e Bazelit në 4 Janar nga autoritetet franceze.  Ai u ndalua në bazë të një flete arresti nga autoritetet serbe.