Tech

Harrojini 'selfie'-t, iPhone sapo shpiku 'slofie'-t por bota po e urren

Harrojini 'selfie'-t, iPhone sapo shpiku 'slofie'-t por bota

Fjala “selfie” do të zëvendësohet shumë shpejt me atë “slofie” falë iPhone 11.

Po çfarë do të jetë? Mundësia për të bërë një video “selfie” por me lëvizje të ngadalta, e njohur në gjuhën e teknologjisë si “slow-motion”.

Ky përditësim u jep mundësinë atyre që do të blejnë telefonin e ri që të regjistrojnë video të vetes së tyre, pa ua kërkuar si nder të tjerëve.

Dhe sepse sipas Apple çdo gjë duket më interesante kur publikohet me lëvizje të avashta, qoftë edhe të thoni “çkemi”.

Nuk e dimë reagimin tuaj në këto momente, por interneti se ka pritur aspak mirë.

Reagimet ishin të shumta dhe përgjithësisht negative, madje nga ana që luteshin që kjo mos të ndodhte dhe disa të tjerë nuk e pranojnë dot fjalën “slofie”, duke e futur në listën e fjalëve më të këqija të 2019-s./ Tiranapost.al