Showbiz

Harry thyen heshtjen pas daljes nga mbretëria: Jam shumë i trishtuar

Harry thyen heshtjen pas daljes nga mbretëria: Jam shumë i trishtuar

"Unë dua ta dëgjoni të vërtetën nga mua, aq sa mund të ndaj. Jo si Princ ose si Dukë, por si Harry, i njëjti njeri që e keni parë të rritet këto 35 vitet e fundit, por me një perspektivë më të qartë”, kështu e nisi Harry fjalimin e tij në Afrikë, në një organizim për luftën kundër SIDA-s.

“Para se të filloj, duhet të them se mund ta imagjinoj se ç`keni lexuar për mua ditët e fundit. Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua. Kjo nuk do ndryshojë kurrë”, tha Harry që shtoi se edhe gruaja që ka zgjedhur në krah është me të njëjtat vlera si ai.

“Dhe ajo, Meghan, është e njëjta grua me të cilën u dashurova. Pasi u martuam, ishim të ngazëllyer, kishim shpresa dhe ishim këtu për të shërbyer. Ndaj, për këto arsye, jemi shumë shumë të trishtuar”, tha Harry duke shtuar se vendimin për t`u larguar nga mbretëria e mori ai, për hir të familjes së tij, pas shumë ditësh që e mendoi.

“Folëm për shumë muaj, pas shumë kohësh me sfida. Nuk kishim vërtet asnjë zgjidhje tjetër. Ajo që dua të bëj të qartë, është se ne nuk po ikim përgjithmonë. Nuk po ikim nga ju. Ne shpresonim të ishim në shërbim të mbretëreshës, të shoqatave, mbretërisë, por pa përdorur fondet publike. Fatkeqësisht kjo nuk është e munduar”, tregoi Harry që në fund e mbylli fjalimin duke kujtuar nënën e tij Diana-n.

“Kur humba nënën time, 23 vjet më parë, ju më mbajtët afër, më mbështetët. U kujdesët për mua për kaq shumë vite, por media ka një forcë të madhe. Shpresa ime është që një ditë mbështetja kolektive për secilin të jetë edhe më shumë e fuqishme, sesa e medias, sepse kjo është më e madhe se të gjithë ne”, tha në fund Harry duke e vënë edhe njëherë theksin tek media, ajo që sipas tyre i nxiti të merrnin vendimin për të jetuar si njerëz të zakonshëm.

 

View this post on Instagram

 

at tonight’s dinner for supporters of Sentebale in London Video © SussexRoyal

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

Kujtojmë se vazhdimisht Meghan është sulmuar nga mediat, në fillim për shkak të ngjyrës së saj, pastaj të qenit amerikane, se kishte qenë e martuar më parë, pastaj se ishte aktore, pastaj se nuk i kishte mirë marrëdhëniet me familjen e saj dhe në fund se nuk i kishte mirë marrëdhëniet as me njerëzit e burrit.

*Ky post u përshtat nga Today dhe është realizuar nga Fabjola Hije.