Aktualitet

Hatshepsut, faraonia grua që historia dhe i biri kërkuan ta fshihnin

Hatshepsut, faraonia grua që historia dhe i biri kërkuan ta fshihnin

Në vitin 2007 bota e arkeologjisë njoftoi zbulimin e madh. Një mumje grua ishte gjetur që në 1903-shin dhe i ishte nënshtruar për një shekull studimeve. Ai trup i përkiste Mbretëreshës Hatshepsut, gruas së dytë të faraonit të Egjiptit.

“Ajo ishte një grua e fortë dhe shumë e aftë për të luajtur pisët me qëllim mbrojtjen e interesave të saj dhe duke dëshmuar se ishte në në nivel me burrat. Kështu ia doli të qeveriste tokat deri në lumin Nil”, shpjegon antropologu Meredith F. Small.

Analizat e bëra pas vdekjes zbuluan se ishte mbipeshë, kishte humbur flokët dhe se ka shumë të ngjarë të ketë vuajtur nga diabeti.

Studimet gjithashtu zbuluan se kishte veshur rroba burrash dhe kiste aksesorë tipikë mashkullorë përfshirë edhe mjekrën e rreme. Këto detaje nuk janë të çuditshme. Ajo u martua me gjysmëvëllain e saj faraon. Dhe pas vdekjes së tij u maskua si ai për të qeverisur vendin për 20 vite në periudhën më të paqtë dhe të frytshme që Egjipti ka njohur.

Gjithsesi kjo ngjarje është kërkuar të fshihet gjithmonë nga familjarët ose vetë historia.

*Ky post u përshtat nga Roba da Donne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.