Histori Personale

10-vjeçarja ruse mbijeton 18 orë në stuhinë e dëborës duke përqafuar një qen endacak

10-vjeçarja ruse mbijeton 18 orë në stuhinë e

Një vajzë 10-vjeçare mbijetoi rreth 18 orë në një stuhi të ashpër dëbore në Rusi dhe temperatura -11 gradë celsius, duke përqafuar një qen endacak.

Vajza e quajtur Vika Z humbi rrugën teksa ishte duke u kthyer nga shkolla. Zona u pushtua nga një stuhi dëbore dhe temperatura shënuan nën 11 gradë nën zero.

10-vjeçarja ruse mbijeton 18 orë në stuhinë e

Mediat raportojnë se policia dhe banorët e zonës arritën ta gjejnë vajzën pas gati 18 orësh, teksa përqafonte një qen endacak nën një ballkon të ulët.

10-vjeçarja ruse mbijeton 18 orë në stuhinë e

“Vajza i do shumë kafshët. Pasi doli nga shkolla, ajo shkoi për të ushqyer qentë endacakë dhe më pas dëbora e la të bllokuar nën një ballkon, ku qëndroi aty për orë të tëra, duke mbijetuar falë ngrohtësisë së ofruar nga qeni”, tha Olesya Voznyuk, nga grupi i hetuesve.

Vajza u dërgua në spital dhe fatmirësht nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

Tiranapost.al