Histori Personale

2021, viti kur do ndaloj së kënaquri të tjerët!

2021, viti kur do ndaloj së kënaquri të tjerët!

Teksa zgjata dorën për të marrë copën e katërt të ëmbëlsirës, u stepa për një moment. E gjeta veten duke menduar, Sam, po është viti i ri tashmë, çfarë ke menduar për veten: të jesh më e hollë, më e mirë, më e suksesshme. Dhe jo, kjo nuk është normale. Një vit i ri nuk duhet të nxisë askënd të ndryshojë atë që është ose të ndihet fajtor apo i turpëruar për diçka, përfshirë edhe copën e katërt të ëmbëlsirës.

Një vit i ri nuk është një zanë mali që ka një shkop magjik e që do bëjë mrekullira. Ndaj nuk kemi përse e torturojmë veten. Nuk kemi as përse vendosim synime të paarritshme.

Teksa vazhdoja të shikoja copën e katërt të ëmbëlsirës i bëra vetes një premtim. Po, ky vit do të jetë ndryshe. Unë do jetoj për vete.

Si shumë njerëz edhe unë në të kaluarën i jam dorëzuar presionit shoqëror apo traditave të kaluara.

Kam parë reklama në televizor se si ta mbash trupin në formë dhe kam blerë pajisjet që më duhen për t`u dobësuar. Kam bërë dieta dhe detoks, kam ndryshuar gardërobën, kam bërë foto nudo dhe bardhezi duke menduar që ato më tregonin mirë dhe e shmangnin problemin fizik që kam, invaliditetin.

48% e shëndetit mendor të grave është përkeqësuar dhe 64% e të rinjve 18-24 vjeç raportuan përkeqësim të shëndetit mendor që nga izolimi fillestar në mars të kaluar viti. Pandemia na ka verbuar të gjithëve dhe na ka detyruar ta lëmë në pritje jetën tonë ‘normale’. Na ka goditur të gjithëve emocionalisht, fizikisht, financiarisht dhe ka ndikuar në mirëqenien tonë mendore. Në fund të fundit, ky vit që erdhi do i dedikohet të jetuarit për veten, duke ndjekur gjëra që më bëjnë të lumtur.

Kam filluar të vlerësoj shtëpinë më shumë dhe faktin se sa mirë më është përshtatur mua për të lëvizur në të me karrocë.

Jam lodhur duke jetuar për të mirën dhe idealet e të tjerëve. Ndoshta s`ka dhe aq lidhje me pandeminë. Mbase është çështje moshe: javën tjetër unë bëj 35 vjeç. Kur isha 25 i mendoja ndryshe gjërat. Zmadhova gjoksin për të lënë në hije problemin tim e të qenurit të karrocë. Unë kam kaluar një pjesë të mirë të jetës duke u përpjekur t'i kënaq të tjerët dhe të pranohem prej tyre, sepse më është thënë në mënyrë të përsëritur se trupi dhe identiteti im janë me aftësi të kufizuara.

Unë punoj dhe kurrë nuk i lë të tjerët të presin. Kurrë nuk mungoj në punë, vetëm nëse do jem në prag të vdekjes. Do vazhdoj të punoj, sillem dhe jetoj njësoj. Jam e bindur që do kem sukses dhe do ta arrij vetëm për veten.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al