Histori Personale

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë) për t`i lexuar jo vetëm sot

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Sot është Dita Ndërkombëtare e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, por historitë frymëzuese të atyre që ia kanë dalë pavarësisht një vështirësie fizike, nuk mjafton të lexohen vetëm sot. Ato duhet të lexohen në ditët kur mendon “kisha një ditë të keqe”, “është shi, po përtoj të shkoj në punë” apo kur dashur e padashur bëhesh gati të paragjykosh dikë.

Lexoji sot, nesër dhe gjithmonë!

Historia frymëzuese e vajzës që u zgjua nga koma dhe mësoi se ishte shtatzënë e se kurrë nuk do mund të ecte sërish

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Kur Gemma Holmes u zgjua pas 3 muajsh që ndodhej në koma nuk mbante mend asgjë ç`i kishte ndodhur 3 vitet e fundit.

Gemma kishte pësuar një aksident me makinë teksa shkonte për në punë, ndërkohë që ishte 4 javëshe shtatzënë. Kur ra në koma mjekët i thanë prindërve të saj se mund të mos zgjohej kurrë dhe se priste gjithashtu një fëmijë.

Mrekullia ndodhi. Gemma u zgjua, por nuk mbante mend asgjë, asgjë të tre viteve të fundit. As identitetin e babait të fëmijës së saj.

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Madje përjetoi shok kur mësoi se priste një fëmijë.

“U zgjova dhe u përballa me shumë gjëra. Më thanë: Je në spital, ke bërë aksident, ke qenë në koma, të është dëmtuar truri, të është dëmtuar një nga mushkëritë, ke thyer kockat dhe nuk do mund të ecësh më. Domethënë ç`nuk më kishte ndodhur. Isha thyer e gjitha, por isha ende shtatzënë. Oh Zot, si kishte mundësi? Unë zëre se kisha vdekur e isha ngjallur, por fëmija ishte ende gjallë brenda meje. Më thanë se kisha edhe një javë kohë, sipas ligjit, të mund të vendosja nëse doja ta mbaja fëmijën. Ia ktheva menjëherë: Po talleni? Sigurisht që dua ta mbaj. Është këtu për një qëllim. Isha e lumtur për këtë fakt. E vetmja gjë që më lumturonte. Mezi prisja ta takoja”, tregon ajo.

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Gemma e lindi djalin pak muaj pas aksidentit dhe qëndroi në karrige me rrota për disa kohë. Pastaj e rifitoi aftësinë për të ecur pothuajse njëherësh me hapat e parë të djalit të saj.

“Mjekët më thanë që s`do mund të ecja sërish, por u provova atyre të kundërtën. Nëna ime më ka thënë gjithmonë: Nëse mendon gjërat negative, ato do të ndodhin. Nëse mendon gjërat pozitive, atëherë ato do marrësh”, tregon Gemma 7 vite pas aksidentit.

Historia frymëzuese e një burri të lindur pa këmbë që mundi bullizmin dhe jo vetëm

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Zion Clark është 22-vjeçari nga Ohio shembull frymëzimi për të gjithë. Ka lindur pa këmbë, për shkak të një çregullimi gjenetik dhe është rritur në shtëpinë e fëmijës. Më pas u birësua dhe nëna e tij i qëndroi pranë në çdo hap duke e ndihmuar për të luftuar paragjykimet.

Mundi bullizmin dhe jo vetëm, mund të arenë është kundërshtarët pasi është ekspert mundjeje.

“Lindja pa këmbë nuk më pengoi të bëja atë që doja. E vetmja gjë që mund të bësh me njerëzit që tallen e qeshin se nuk kam këmbë, është ta përdor këtë gjë për t`i dhënë më shumë forcë vetes për të ecur përpara. Ata që të urrejnë janë edhe fansat e tu më të mëdhenj”, thotë Zion.

Historia frymëzuese e Rafaelit, djalit me autizëm që flet 9 gjuhë të huaja

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Rafaeli u diagnostikua që i vogël me çrregullime të spektrit autik dhe prindërit të mërzitur vendosën të ndiqnin hapat e vegjël, por të rëndësishëm të zhvillimit të tij. Shumë shpejt Rafaeli, tashmë 7-vjeçar flet 9 gjuhë të huaja, luan në instrumenta muzikore dhe është i aftë të shkruajë këngë. Historinë e tij frymëzuese e ndau vetë e ëma me Bright Side për t`u dhënë forcë gjithë prindërve që përballen me autizmin.

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Rafaeli ishte 2 vjeç e 8 muajsh dhe akoma nuk mund të fliste asnjë fjalë. Kjo situatë e pazakontë i detyroi prindërit ta çonin për një vizitë tek një neuropediatër. Diagnoza që doktori u dha u ndryshoi jetën përgjithmonë. Ata shkuan edhe në tre mjekë të tjerë për të verifikuar diagnozën. Ishte e njëjta.

Rafael nisi terapinë dhe për disa muaj me radhë nuk po bënte progres. Mjekët u sugjeruan prindërve t`i linin në duar një tabletë për të parë nëse kishte interes në diçka. Ata pranuan ta përfshnin në pajisjet teknologjike.

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Ndërkohë që rrinte në YouTube, djali shikonte video portugalisht si pjesë e terapisë. Një ditë të bukur, YouTube luajti automatikisht një këngë në anglisht dhe sytë e tij shkëlqyen. “E kuptova që diçka ndryshoi që në atë moment”, tha e ëma. Që nga ajo ditë vogëlushi nisi të ndjekë pasionin e tij të fshehur për gjuhët e huaja. Dhe në mënyrë të pabesueshme nisi t`i shqiptonte fjalët më së miri.

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Momentalisht ai flet 9 gjuhë të huaja duke përfshirë: anglisht, spanjisht, japonisht, rusisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Anglishtja është e preferuara e tij.

Shumë njerëz që e njohin përmes rrjeteve sociale dhe historisë së tij të suksesit, mendojnë se është amerikan, por në fakt është nga brazilian.

Edhe muzika është fusha e tij e preferuar. Vetëm me tre leksione ka përvetësuar mësime intrumentash që njerëzve të tjerë u duhen 3-4 vjet.

Luan bilardo me mjekër, historia frymëzuese e 32-vjeçarit që ka lindur pa krahë

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

Muhamed Ikram, 32 vjeç, vë në shënjestër, përkul qafën dhe godet me mjekër, duke çuar topin me sukses në këndin e tavolinës së bilardos. Edhe pse ka lindur pa krahë, Ikram zotëron shumë mirë bilardon.

Në Samundri, një qytet rural në provincën Punjab, Ikram ka kaluar tetë vjet duke u praktikuar me mjekrën e tij dhe tani ai mund të luaj bilardo.

"Unë kam takuar lojtarë shumë të mirë bilardoje, të cilët më thonë se jam një gjeni i vërtetë dhe se mund të sjell famë të madhe në Pakistan", tha Ikram për Reuters.

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

I lindur në një familje të varfër, Ikram ka qenë një fëmijë i privuar. Argëtimi i tij kryesor ka qenë të shikonte njerëz që luajn biloardo, lojë të cilën askush nuk e mendonte se ai mund ta lunate ndonjëherë.

Ai tregon se fillimisht nisi të praktikohej fshehurazi.

“Ai shikonte me padurim lojën e djemve të tjerë dhe dëshironte të kishte krahë që të lunate si gjithë të tjerët”, tregon nëna e tij.

Ikram thotë se njerëzit e vlerësojnë shpirtin e tij dhe disa restorante e lejojnë të hajë falas, me kamarierë vullnetarë për ta ushqyer me lugë.

4 histori frymëzuese (me protagonistë të veçantë)

“Zoti nuk më ka dhënë krahë, por më ka dhënë kurajo dhe unë e kam përdorur për të përmbushur ambicien time. Kështu që, askush nuk duhet të humbasë shpresën”, tha Ikram kur u pyet se çfarë do t’u thoshte të tjerëve me aftësi të kufizuara.