Histori Personale

5 gratë që i propozuan në gjunjë partnerëve tregojnë se s`ishte aq keq sa duket

5 gratë që i propozuan në gjunjë partnerëve

5 gra kanë treguar historitë e tyre të propozimit. Ato nuk pritën që partnerët t`u uleshin në gjunjë. E morën vetë hapin e madh.

5 gratë që i propozuan në gjunjë partnerëve

I bëra disa zarfe gati dhe ia lashë në vende të ndryshme, diçka si enigmë. Derisa arriti në zarfin e fundit, në të cilin shkruhej: “Do të martohesh me mua?”

5 gratë që i propozuan në gjunjë partnerëve

Unë zgjodha arushin që ai më kishte dhuruar kur ishim në Disneyland. Mbi të vendosa një pllakë mbi të cilën shkruhej: Do të martohesh me mua? Atë ditë ishte 3-vjetori ynë.

5 gratë që i propozuan në gjunjë partnerëve

Unë e mora hapin e parë pasie dija që të dy ishim gati. E dija që s`do thoshte Jo. Kishim 18 vite që njiheshim dhe 6 vjet të lidhur. Meqë takimi ynë i parë kishte qenë në një kopsht zoologjik, atje e çova. Miqtë tanë ishin fshehur pas një qosheje. Iu ula në gjunjë dhe nxora unazën.

5 gratë që i propozuan në gjunjë partnerëve

I propozova burrit tim 14 vjet më parë. Ishim bashkë që nga gjimnazi dhe vendosa t`i kërkoja të martoheshim. Shkuan në restorantin tonë të preferuar dhe u kërkova kamerierëve të ma sillnin unazën tek ëmbëlsira. Iu ula në gjunjë para gjithë njerëzve që kishte në lokal dhe e pyeta: Do të martohesh më mua?

Kurrë s`e kisha menduar se do doja të bëja dasmë e të vishesha me të bardha, derisa një ditë më erdhi kjo dëshirë papritur. Kështu organizova një darkë romantike dhe e pyeta partnerin tim e donte të martohej me mua. Ai tha Po dhe një javë më vonë u martuam. Kjo ndodhi 32 vjet më parë.

*Burimi Bright Side