Histori Personale

5 histori që do të bëjnë të mendohesh gjatë

5 histori që do të bëjnë të mendohesh gjatë

Më poshtë janë 5 histori të shkurtra, të thjeshta, por shumë të veçanta. Janë rrëfime personale, të mbledhura lart e poshtë që mund të të frymëzojnë që këto ditë fundjave, por edhe në vazhdim ta bësh jetën tënde edhe më kuptimplotë.

Mirësia

1

Një burrë shumë i moshuar, me një pako të madhe në duar, vjen gjithmonë para bllokut tonë të pallateve. Çdo mëngjes, në ditë më shi dhe erë, në ditë të nxehta me diell. E gjithë lagjja gjallërohet kur ai shfaqet; të gjitha macet dhe kotelet e tyre vrapojnë tek ai. U kushton nga pak vëmendje secilës prej kafshëve, duke i përkëdhelur, duke biseduar me to. Pastaj shkon te tasat e tyre të shpërndara poshtë pemëve, i pastron, nxjerr nga pakoja ushqim dhe ujë. Gruaja e tij, e cila përgatit ushqimin, vazhdon ta shikojë gjatë gjithë kohës nga dritarja. Të dy janë në të shtatëdhjetat e tyre, dhe kanë vendosur që një pjesë të vogël të pensionit ta mbajnë për ushqimin e maceve të lagjes. Sa herë që e shoh, dua ta falënderoj me gjithë zemër, sepse ai nuk ndihmon vetëm të gjithë kafshët endacake, por ka ndryshuar mënyrën se si i trajtojnë fqinjët tanë gjithashtu. Shumë janë frymëzuar për t`i ushqyer gjithashtu. Te tjerë i kanë marrë në shtëpi.

2

Isha dhjetë vjeç kur tentova të fitoja paratë e para. Kam bërë peceta të thurura dhe kam qepur doreza furre. Pastaj i çova diku për t'i shitur. Kur ata i shitën më dhanë disa monedha. Isha shumë krenar! Vetëm në të tridhjetat e mia mësova se ishte gjyshja ime ajo që kishte shkuar atje çdo herë dhe kishte blerë të gjitha pecetat e bëra me dorë nga unë. Ajo i përdor ato edhe sot.

Dashuria

3

Unë jap mësim të gjuhëve të huaja në një qendër komunitare për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Një ditë, para se të niste mësimi, studentët e mi të moshuar ishin ende në zhurmë e sipër duke u bërë gati, duke nxjerrë librat e tyre të ushtrimeve dhe duke vendosur syzet dhe aparatet e dëgjimit. Dhe pastaj një student 81 vjeç, duke rregulluar aparatin e dëgjimit, i tha gruas së tij:

'Me thuaj dicka.', si për ta provuar a dëgjonte.

'Të dua', i pëshpëriti ajo.

'Çfarë ?!' tha ai, duke rregulluar pajisjen.

‘Të dua!', ia përsëri ajo.

Pastaj burri e puthi butësisht në faqe. Nuk e di përse u preka. Dashuria e vërtetë ekziston!

4

Unë dhe e dashura ime kemi dy vjet bashkë dhe jemi fejuar. Kohët e fundit, ajo lexoi në një libër rreth horoskopëve dhe zbuloi që ne nuk përputhemi me njëri-tjetrin. Erdhi duke qarë tek unë dhe më tha ta anulonim dasmën. U detyrova të telefonoj botuesit e këtij libri, u ofrova mjaft para dhe ata ranë dakord të shtypnin vetëm një kopje të librit ku do të shkruanin se jemi të përputhshëm. Tani jam nisur drejt saj, për t`u betuar në altar.

5

Unë dhe burri im jemi mjekë. Ai është kirurg. Një ditë erdha në zyrën e tij dhe u shtriva për disa minuta në një divan prapa raftit të librave. Pastaj erdhi burri me një praktikante shumë të re dhe shumë të bukur. Nuk mund të më shihnin mua pas raftit të librave. Për fatin tim të keq dëgjoj që vajza e re fillon t’i tregojë se sa e admiron, si e do dhe e adhuron atë. Gjithashtu ajo, natyrshëm, po përpiqej ta tregon te edhe me veprime. Zemra ime u ndal. Burri im me mirësjellje dhe me kujdes i shpjegoi se ajo u nxitua nga emocionet, se ishte e re dhe do të kishte përvojat e veta. Ai tha se e do gruan dhe familjen e tij, dhe vajza duhet t'u kushtojë më shumë vëmendje djemve në moshën e saj. Pastaj ai shkoi dhe unë u largova në heshtje. Kam qenë mbi re për tre ditë me radhë dhe burri im nuk mund ta kuptonte arsyen pse.