Histori Personale

5 vjeçari në Angli me Covid-19. Nëna e tij tregon çdo shenjë që përjetoi nga temperatura tek rrahjet e zemrës

5 vjeçari në Angli me Covid-19. Nëna e tij tregon çdo

Alfie është djali 5 vjeçar nga Anglia i cili është infektuar me koronavirus. Nëna e tij Lauren Fulbrook 30 vjeçe vendosi ta bëjë publike duke paralajmëruar të gjithë të tjerët: Se fëmijët dhe të rinjtë nuk janë të pamposhtur siç mendojnë.

5 vjeçari në Angli me Covid-19. Nëna e tij tregon çdo

Nëna tregon se si simptomat e Alfie para të dilte pozitiv, ishin temperatura e lartë mbi 40 gradë, halucinacione, humbje imuniteti dhe të vjella. Ajo thekson se djali i saj nuk vuan nga asnjë problem tjetër shëndetësor.

5 vjeçari në Angli me Covid-19. Nëna e tij tregon çdo

Ai u shtrua në spital dhe nëna rrëfen momentin e dhimbshëm kur djali i thotë: Mami a do të vdes?

‘Koronavirus nuk është shaka. Ju lutem mos dilni nga shtëpia duke infektuar njerëz vetëm sepse doni të pini një kafe, apo se ju duhen 7 pako me letra higjienike. SI një familje pozitive ndaj Covid-19, unë i di efektet e kësaj sëmundje. Më është dashur të shikoj djalin tim se si i ikën energjitë, nuk kishte fuqi të lëvizte, nuk donte ushqim, mezi pinte. Temperatura nuk i binte poshtë 40 gradë, në një moment termometri shënoi 42, djali qante nga dhimbja e kokës, kishte halucinacione. E morën me ambulance dhe e futën në izolim. Bëri testin dhe doli pozitiv. Shkalla e frymëmarrjes së tij ra në 30% dhe rrahjet e zemrës i shkuan në 180, djersitej i gjithi, dridhej…'

5 vjeçari në Angli me Covid-19. Nëna e tij tregon çdo

Lauren thotë se është përvoja më e keqe në jetën e saj, që kur Alfie shfaqi simptomat me 16 mars. Këtë postim nuk e bëra për famë, thotë ajo, por për të ndërgjegjësuar të tjerët që të ndjekin udhëzimet duke qëndruar brenda shtëpisë.

Sot Alfie fatmirësisht është në gjendje të stabilizuar dhe është dërguar nga spitali Worcester në shtëpi, ku do të qëndrojë i izoluar edhe për dy javë të tjera, bashkë me familjen.

‘Sot më ka kërkuar ushqim dhe ndihem kaq e lumtuar. Ka filluar edhe të luajë nga pak. Ju lutem merreni seriozisht. NUk ka njeri që nuk mund të preket’.

Në Britani janë 8,227 të infektuar, 433 viktima, 135 të shëruar dhe 20 në gjendje kritike.