Histori Personale

50 ditë i shtruar në spital, ish deputeti rrëfen luftën me Covid: Preka fundin

50 ditë i shtruar në spital, ish deputeti rrëfen luftën me

U infektua me koronavirus dhe për shkak të gjendjes së rënduar ai u shtrua në spitalin Infektiv Shefqet Ndroqi ku qëndroi për plot 50 ditë. Fatmir Toçi, ish-deputeti i PS ka rrëfyer për herë të parë periudhën e vështirë që kaloi kur thotë se për dy herë preku fundin aq sa dhe mjekët siç tregon ai nuk dinin çfarë ti bënin më. Ish deputeti thotë se në Shqipëri dhe në përgjithësi në Ballkan ka neglizhencë kur flitet për masat kundër koronavirusit, pasi janë të shumtë ata që mendojnë se është një gjë e lehtë që kalohet në shtëpi, edhe kur shikohet se situata po rëndohet. Tashmë, Fatmir Toçi është në fazë rikuperimi në shtëpinë e tij. 

Lexoni rrëfimin e tij në emisionin e Rudina Magjistarit:

Në shoqerinë shqiptare por edhe në Ballkan nuk kanë ende një vlerësim sa duhet dhe ka një neglizhencë kur bëhet fjalë për masat që duhen marrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të afërmit.

Përvoja ime ka qenë e veçantë në raport me secilin përvojë që kam kaluar. Duke e nisur edhe nga unë vetë me një neglizhencë të tillë e fillimit sepse kjo duket një gjë e lehtë e mund të kalohet në shtëpi dhe duke neglizhuar në këtë mënyrë vjen ajo që unë mendoj se do ishte një këshillë që vjen për të gjithë shqiptarët vajtja me vonesë në spital dhe infermierët nuk kanë se çfarë të bëjnë më.

Ndejta 50 ditë i shtruar në Sanatorium apo tek spitali Shefqet Ndroqi dhe pa kujdesin e atyre që më kthyen në jetë... Ndoshta për here të pare në jetën time në një apo dy raste unë kam prekur fundin me kuptimin e plotë të fjalës që edhe vetë mjekët më entuziastë kanë menduar në një moment që nuk kanë se çfarë bëjnë më për mua. Por ky ishte vullneti do thoja i Zotit, njeri bëhet besimtar në këto rrethana, vullneti i zotit që deshi të rikthehem dhe të ndodhem në shtëpinë time në një fazë rikuperimi që është shumë e nevojshme.

Ju keni kaluar 33 ditë në terapi intensive?

Kam qenë në reanimacon, faza para intubimit, pra stacioni para fundit ku ka ende shpresa për jetë. Unë u riktheva në jetë, ky është virus i pabesë, i paparashkueshëm dhe i panjohur. Nuk është gjetur akoma mënyra për ta luftuar. E zbulova pasi bëra skanerin ku u panë mushkëritë e dëmtuara. Mu tha se isha në fazë të lehtë dhe mendova ta kaloja në shtëpi, por situata u rëndua, kisha lodhje teksa ngjisja shkallët, temperaturë, djersitje. 70 % e mushkërive të mia ishin prekur nga virusi, më shtruan urgjent në spital. 

Ish deputeti tha se do nxjerrë një ditar të bashkëjetesës me virusin. 

50 ditë i shtruar në spital, ish deputeti rrëfen luftën me